Abdixhiku: Nëse nuk tërhiqet ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet, Kurti na çon në zgjedhje të reja (VIDEO)

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka folur para mediave pas zhvillimeve dramatike sot në skenën politike ku Lëvizja Vetëvendosje ka inicuar ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet pa konsultim me partitë opozitare dhe shoqërinë civile.

Abdixhiku është shprehur se iniciativa për ndryshimin e ligjit është a paprecedent dhe e ngutshme.

Më tutje, ai është shprehur se këto veprime janë shantazh ndaj opozitës në Kosovë dhe për shkak se qeveria e Kurtit nuk po ia del të merret me problemet fundamentale në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Gjatë ditës së sotme partia në pushtet ka marrë në mënyrë të paprecedent, e të ngutshme dhe pa konsultime iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet në Kosovë. Ky ligj duhet të jetë pjesë e reformës së përgjithshme zgjedhore dhe reformat e tilla bëhen me përfshierje dhe nën drejtimin e opozitës. LVV dhe qeveria e LVV-së, me veprimet e sotme kanë përjashtuar opozitën nga një proces reformimi që do të duhej të ishte produkt i një bashkëpunimi të të gjitha partive parlamentar,e shoqërisë civile e më shumë. Veprimet e sotme janë veprime me qëllime të shantazhimit të opozitës së vendit nga një shumicë që posa e ka filluar mandatin që nuk është e zonja të përballet me problemet fundamentale me pandeminë e ekonominë dhe nuk është e zonja të qeverisë me vendin.”, tha Abdixhiku për lajmi.net.

Më tutje, Abdixhiku është shprehur se Kurti me deklaratat e tilla dhe iniciativat që po i ndërmerr po e rrezikon konstruktivitetin politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe gjithashtu sipas Abdixhikut Kurti po krijon destabilitet politik për të fshehur paaftësinë e tij të merret me probleme të mëdha.

“Sot Kurti u përpoq të shantazhojë opozitës duke thënë se nëse nuk votohet për zgjedhjen e presidentit atëherë vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, me vendimet e pasdites, ai, partia e tij dhe qeveria që ai drejton e thelluan tentimin për të shantazhuar. Siç e dini, LDK është treguar konstruktive dhe kryesia ka vendosur që LDK-ja të marrë pjesë në seancën e zgjedhjes së presidentit të vendit. Shantazhi i sotëm lë të kuptohet se Kurti ose nuk dëshiron të zgjihë këtë çështje ose dëshiron të krijojë destabilitet politik për të fshehur paaftësinë të merret me problemet e mëdha. Veprimet e Kurtit dhe shumicës paralemntare rrezikojnë gatishmërinë për konstruktivitet të shprehur nga LDK-ja që nga dita e Kuvendit zgjedhor. Në emër të LDK-së si dhe duke pasur pëarasysh interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës i bëj thirrje kryeministrit Kurti dhe shumicës parlamentare të heqin dorë nga ky shantazh dhe logjika shantazhuese ndaj opozitës.”, tha Abdixhiku.

Në fund, Abdixhiku i ka bërë thirrje Kurtit të ndalet nga veprimet e tilla dhe të hap debatin për reformën zgjedhore.

“Këto veprime aspak të përgjegjshme të Kurtit lë të kuptohet se nuk ka asnjë interes të zgjidhet presidente Vjosa Osmani. Bëjmë thirrje të hapet debati për reformën zgjedhore ku do të diskutojnë të gjitha partitë politike.”, tha ai.

Abdixhiku në fund është shprehur se nëse Ligji për Zgjedhjet nuk tërhiqet atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.

Shtuar 2.04.2021 08:04