Rrebeshet e shiut shkaktojnë rënie të gurëve në Elbasan, vështirësohet qarkullimi në disa akse rrugore

Reshjet e dendura të shiut në Elbasan kanë filluar të shkaktojnë problemet e para në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Rënia e gurëve nga shpati i malit ka vështirësuar qarkullimin tek vendi i quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes në këtë segment dhe të mos lëvizin me shpejtësi.