“Ronaldos iu luta për një person të paralizuar”, Methasani zbulon takimin me yllin portugez: Ky ishte veprimi i tij (VIDEO)

Cristiano Ronaldo padyshim që është një nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit dhe idhull i shumë fëmijëve e jo vetëm.

Suksesi i tij i madh në futboll nuk e ka bërë atë të harrojë se nga ka ardhur dhe kjo e bën atë akoma edhe më të dashur.

Veprat humanitare të CR7 janë të panumërta në shumë vende të botës.

Ronaldo ka qenë në Shqipëri disa herë, pasi Portugalia ka luajtur ndaj kombëtares tonë, po ashtu edhe Real Madridi.

Gazetari i njohur sportiv, Defrim Methasani në një prononcim për Albeu Sport, ka treguar një moment tepër të veçantë.

Methasani tha se ai e vlerëson CR7-të jo vetëm si futbollist, por edhe si njeri, pikërisht sepse në një takim që ka pasur me portugezin i është lutur për një person të paralizuar dhe Ronaldo ka pranuar ta dëgjonte problemin e tij.

Gazetari shton se në fund, legjenda e Portugalisë nuk është se bëri diçka konkretisht për atë rast, por pranoi të qëndronte dhe të dëgjonte problemin.

“Me Ronaldon jam takuar jo pak, por 3 herë. Sepse Portugalia ka ardhur në Shqipëri, por edhe Real Madridit dhe fati deshi duke qenë gazetar sportiv që unë ta takoj. Dhe më ka bërë përshtypje një gjest i tij, kur iu luta dikur për një person këtu në Shqipëri, i cili ishte i paralizuar. Ai nuk është se bëri diçka, por pranoi që t’i flisja për të”, u shpreh Methasani për Albeu Sport./albeu.com