Ronaldo pranon çmimin golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Dubai (VIDEO)

Cristiano Ronaldo mori çmimin e golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave të Globe Soccer në Dubai Expo 2020 sot.

Ronaldo ka shënuar gjithsej 803 gola gjatë karrierës së tij deri më tani. Ronaldos iu dorëzua çmimi gjatë pushimeve në Dubai në Al Wasl Plaza.

36-vjeçari u përshëndet nga qindra mbështetës të cilët kishin dalur për të takuar lojtarin e tyre të preferuar.

Ronaldo po kalon pushimet në Dubai me familjen e tij.