Ronaldo: Energjia e madhe po më mban gjallë, mund t’ia dalim së bashku

Cristiano Ronaldo vazhdon të befasojë me paraqitjet e tij në fushën e blertë edhe pse skuadra e tij, Juventusi nuk është duke bërë një sezon të mirë.

Përmes një mesazhi të lëshuar në rrjetin social “Facebook”, Ronaldo ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të ndalet drejt rekordeve të reja dhe se energjia që ka e po mban gjallë

“Ka ende shumë më tepër për të arritur dhe besoj se mund t’ia dalim së bashku. Qëllimet janë një pjesë thelbësore e asaj që jam. Unë nuk mund të ndaloj së ndjekuri edhe më tutje, mezi pres të arrij një rekord tjetër!“

“Unë gjithmonë dua më shumë dhe mendoj se kjo është arsyeja pse njerëzit shpesh thonë se kam kaq shumë energji dhe se nuk ndalem kurrë. Ndoshta është e vërtetë, por kjo është thelbësore për të më mbajtur gjallë!”, shkroi ai në “Facebook”


Shtuar 15.03.2021 17:09