Roman Abramovich e merr “goditjen” e radhës nga Franca (FOTO LAJM)

Duket se ish-pronari i Chelsea vijon të përballet me telashe të mëdha, pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Autoritetet franceze kanë sekuestruar vilën e Roman Abramovich në jug të Francës, e cila dikur i përkiste Dukës dhe Dukeshës së Windsor.

Kjo lëvizje vjen në vazhdën e sanksioneve perëndimore ndaj oligarkëve rusë, pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Château de la Crow ndodhet në një nga pjesët më prestigjioze të Rivierës Franceze – Cap d’Antibes  dhe agjentët lokalë të pasurive vlerësojnë se vlen rreth 90 milionë paund.

E ndërtuar në vitin 1926, vila luksoze ka dhjetëra dhoma gjumi, tetë tualete dhe ka një sipërfaqe mbi 12 hektarësh, përfshi një pyll e lëndina vetëm disa metra nga deti Mesdhe.

Abramovich shpenzoi rreth 30 milionë paund për restaurimin e Château pasi e bleu atë në 2001, duke ndërtuar një pishinë 15 metra në tarracën e saj dhe duke futur një palestër të madhe dhe një kinema në bodrum.

Por, përpara se të kalonte në pronësi të Abramovic, prona u përdor si një shtëpi pushimi nga ish-mbreti i Anglisë Edëard VIII dhe ëallis Simpson, i njohur si Duka dhe Dukesha e Windsor.