Roan Brahimi në Greqi për Pashkë, ekzekutorët erdhën në Athinë vetëm për të kryer atentatin

Bashkëshortja 37-vjeçare e cila ndodhej në makinë kur persona të paidentifikuar ekzekutuan në sy të saj bashkëshortin Roan Brahimi është në gjendje shoku.

Atentati ndodhi mbrëmjen e djeshme, 9 maj, në Athinë.

Pas atentatit, gruaja doli nga makina dhe bërtiste, “e vranë e vranë” ndërsa në trup ishin njollat e gjakut të bashkëshortit të saj 32-vjeçar.

Pak metra më tutje ndodhej djali i mitur i çiftit (rreth 7-8 vjeç), i cili dëgjoi të shtënat dhe vrapoi drejt makinës së zezë.

Sipas informacioneve Brahimi nuk jetonte në Greqi por kishte shkuar për të festuar Pashkët dhe për të kaluar disa ditë me familjen e tij në një banesë marrë me qira afër skenës ku ndodhi krimi.

Në Greqi Brahimi nuk kishte precedentë penalë.

Grupi hetimor po kontrollon zonën dhe kamerat e sigurisë për të identifikuar rrugën që autorët kanë marrë pas vrasjes së Brahimit dhe nëse mund të identifikohen fytyrat e tyre.

“Vrasësi ishte profesionist i cili ekzekutoi objektivin me tij me pistoletë me disa të shtëna nga afër. Ka shumë mundësi që të ketë ardhur në Greqi vetëm për të kryer atentatin”, tha një oficer i Sigurimit me përvojë për medien greke Newsbeast.

Kush është Roan Brahimi?

Brahimi është shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, i akuzuar për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.

Si autorë të së njëjtës ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.

Ekzekutimi i djeshëm

Roan Brahimi ndodhej në makinë me bashkëshorten dhe po prisnin djalin i cili ndodhej në një park.

Gjatë kohës që ka qenë në lëvizje një motor me dy persona është afruar me shpejtësi dhe një nga personat e ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur 32-vjeçarin, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur.

Konflikti me Ervis Martinajn

Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, u shpall në kërkim edhe më 17-korrik të vitit 20222 pasi dyshohet për ekzekutimin e Brilant Martinajt (kushëriri i Ervis Martinajt) dhe miqëve të tij. Në atë kohë Roan Brahimi nuk u gjet në banesë as në atentatin e parë ndaj Martinaj dhe as në atë të Ylli Brahjas.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti vetëm babain e tij, Gjovalin Prendi, i cili tha se nuk kishte asnjë dijeni se ku ndodhej djali i tij, të paktën prej një viti. Ndërkohë që sipas tij ata ishin rreth krushqie me Ylli Brahjan, pasi nusja e djalit të tij, e kishte njeri të afërt./albeu.com