Rikthehet dimri? Mos e ndani çadrën nga çanta sot

Sipas MeteoAlb: Dita nis me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, të cila gjatë paradites pësojnë zhvillim duke sjellë shira të izoluar dhe të pakët në veri dhe pjesërisht qendër.

Këto kushte të motit mbeten deri pasdite vonë kur reshjet e pakta përfshijnë gjithë vendin tonë.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 20°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor-duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Mbetemi edhe paraditen e ditës së martë në ndikimin e motit të vranët dhe reshjeve të pakta e të izoluar. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës.

Maqedonia e Veriut

Mot i kthjellët do të dominojë deri orët e vona të pasdites kur vranësirat kalimtare do të përfshijnë fillimisht zonat veriperëndimore duke sjellë reshje tëizoluara dhe gradualisht gjatë natës do të përfshijnë gjithë vendin. /albeu.com/

 

 


Shtuar 13.04.2021 08:25