Rikthehet Covid-19, pas shumë kohësh regjistrohet një vdekje

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 90 raste të reja me Covid-19 dhe një vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 014 qytetarë, ndërsa raste aktive në të gjithë vendin janë 1,825.

Njoftimi i policisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 366 testime, 90 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 104 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 366 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 90 qytetarë, në këto bashki:

59 në Tiranë, nga 5 qytetarë në Kavajë, Divjakë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Patos, Vlorë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Durrës, Lushnje, nga 1 qytetar në Mirditë, Fier, Gjirokastër.

Janë 1,825 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 72 vjeç i pavaksinuar.

Janë shëruar 104 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,844 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Qershor 2022)

Raste të reja ditore             90

Të shëruar në 24 orë       104

Të shtruar në spitale         18

Humbje jete në 24 orë      1

Testime ditore                 366

Testime totale              1,844,561

Raste pozitive                 279,167

Raste të shëruara             273,844

Raste Aktive                        1,825

Humbje jete                         3,498

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          1,349

Fier              131

Vlorë              86

Durrës         65

Gjirokastër     47

Lezhë            38

Shkodër       34

Elbasan      30

Berat          20

Korçë         16

Dibër         7

Kukës         2

Shtuar 27.06.2022 17:58