Rikthehen seancat parlametare, çfarë pritet të miratohet më 4 maj në Kuvend (FOTO LAJM)

Miratimi i 11 dekreteve të Presidentit Ilir Meta është një nga pjesët e axhendës së seancës parlamentuare në 4 Maj. Sipas axhendës së publikuar, marrëveshjet që pritet të miratohet kanë të bëjnë kryesisht me vaksinat Anti-Covid.

Në një nga pikat e rendit të ditës pritet të jetë edhe miratimi i marrëveshjeve me kompaninë turke “Keyman Ilaç Senay ve Ticaret”, të cilat kanë të bëjnë me furnizimin e vendit me vaksinat kineze anti-Covid, si dhe do të miratohet marrëveshja me një tjetër kompani për furnizimin me vaksinën ruse Sputnik V.

Seanca parlamentare e 4 Majt, do të mbahet me deputetet e kaluar, nga të cilët disa nuk do të kenë më mundësi që t’i drejtohen foltores për 4 vitet e ardhshme.

Shtuar 30.04.2021 07:04