Reshjet intensive nxjerrin nga shtrati lumi Ishëm, tokat e mbjella nën ujë (VIDEO)

Gjatë orëve të vona të natës, për shkak të reshjeve intensive, ka dalë nga shtrati lumi Ishëm. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore, kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Niveli i ujit në arat e mbjella arrin deri në 50 cm.

Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në dy fshatrat e lartpërmendura.

Reshjet mëngjesin e sotëm kanë pushuar, por nëse rifillojnë situata do vijojë të mbetet problematike.

Kujtojmë se prej mbrëmjes së të shtunës, vendi ynë është përfshirë nga moti i keq. Për shkak të reshjeve, në shumë qarqe të vendit ka pasur përmbytje jo vetëm të tokave e rrugëve, por edhe të banesave. Shumë familje janë evakuuar. Ngjarja më e rëndë ishte ajo në Malësi të Madhe, ku babë e bir, të cilët po udhëtonin me makinë i mori rrjedha e ujit të përroit. Trupat e tyre ende nuk janë gjetur nga polumbarët./albeu.com

Shtuar 21.11.2022 07:40