Reshjet e shiut bëhen shkak për aksident, përplasen dy makina në Tiranë

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë, në të cilin janë përfshirë dy automjete.

Ngjarja ka ndodhur prane selisë së Partisë Demokratike dhe sic duket në pamje, një nga mjetet thuajse ka përfunduar në korsinë e biccikletave.

Si pasojë e aksidentit fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, teksa shkak dyshohet se është bërë lagështira në rrugë pas reshjeve të ditës së sotme.

Pritet ende reagimi i policisë për ngjarjen në fjalë.


Shtuar 21.03.2023 19:19