Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në Durrës

Gjatë orëve të fundit, Durrësi ka përjetuar reshje të forta shiu, duke shkaktuar përmbytje të shumta në disa rrugë dhe zona të qytetit.

Situata paraqitet e rënduar dhe në autostradën Durrës-Tiranë, ku disa automjete janë fikur e paraqesin probleme për shkak të pranisë së lartë të ujit në disa segmente të këtij aksi të rëndësishëm rrugor.

Intensiteti i këtyre reshjeve, sipas autoriteteve vendore, ishte i paparashikuar, pasi parashikimet meteorologjike flisnin për reshje mesatare gjatë ditës së sotme në Durrës.

Situatë e rënduar në të gjithë Durrësin, përfshirë dhe autostradën.

Një familje nga zona e ish-Kënetës është evakuuar në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme në plazhin e Durrësit, pasi banesa e saj është përmbytur.

Prefekti i qarkut Durrës, Emiljan Jani, thotë se dhe pse hidrovoret janë në funksionim të plotë situata mbetet e rënduar në shumë zona të Durrësit, ndërsa rekomandohet që të shmangen lëvizjet deri në qetësimin e situatës. Edhe nxënës e mësues janë njoftuar përmes grupeve të komunikimit.

Gjithashtu, situatë problematike paraqitet dhe në autostradën Durrës-Tiranë, ku disa automjete janë fikur e paraqesin probleme për shkak të pranisë së lartë të ujit në disa segmente të këtij aksi të rëndësishëm rrugor.

Intensiteti i këtyre reshjeve, sipas autoriteteve vendore, ishte i paparashikuar, pasi parashikimet meteorologjike flisnin për reshje mesatare gjatë ditës së sotme në Durrës.


Shtuar 6.01.2026 09:09