Reshje dëbore edhe në Bulqizë, policia: Të përdoren zinxhirë!

Reshjet e dëborës gjatë ditës së sotmë kanë mbuluar edhe Bulqizën. Trashësia e dëborës në zonat malore vijon nga 2 deri në 20 cm.

Raportohet se rrugët nacionalë janë të kalueshme. Por për shkak të reshjeve me intensitet të lartë, policia u ka bërë apel drejtuesëve të automjeteve të kenë kujdes.

Ndërkohë policia ka bërë një tjetër apel për kujdes sa i përket zonave të miniarave. Kryesisht rrugët që të çojnë tek minierat e zonës, Martanesh dhe Tërnovë.

Policia bën thirrje për drejtuesit e automjeteve të cilët transportojnë minatorët që të përdorin zinxhirë në ato segmente ku janë të domosdoshme përdoriki i tyre.


Shtuar 30.11.2024 16:28

Tags: ,