Përvoja e veçantë e Rebekës dhe Ardit në “Për’puthen”, çfarë i bashkon ata?

Rebeka dhe Ardi, motër e vëlla marrin pjesë në programin “Për’puthen” si dy konkurrentë në kërkim të dashurisë.
Të ftuar në njw program, ata zbulojnë se si e kuptuan që të dy kishin bërë aplikimin, pa i thënë njëri tjetrit.
Ia kishit thënë njëri tjetrin vendimin për t’u futur në Për’puthen?

Rebeka: Ka qenë surprizë, kam bërë aplikimin me kushërirën, vëllai vetë. Unë kisha audicionin e dytë, ky të parin. M’u dha kontrata, nuk e prisja. Më kapi pak papritur, më kapi paniku
Ardi: Javën e parë ia mbajtëm sekret të tjerëve
E pengon Rebekën të krijojë marrëdhënie me çunat?
Ardi: Jo, secili ka zgjedhjet e tyre.
I ke dhënë ndonjë sugjerim?
Ardi: Jo, fare. Vetëm kur ndonjë nga çunat mashtron
Rebeka: Kemi qenë të lidhur që të vegjël, unë nuk e kam pasur problem asnjëherë, mbase ngaqë jemi rritur jashtë.

Çfarë ju motivoi të ishit pjesë e programit?
Rebeka: Në fillim ishte si lojë, por më vonë e mora si eksperiencë. Ndodh njëherë në jetë.
Ardi: Unë dua nuse shqiptare, të huajat më kanë lënë pak kështu… nuk kemi të njëjtën kulturë.


Shtuar 30.11.2024 16:07