Refuzuan vaksinën COVID-19, Greqia pezullon rreth 6 mijë mjekë nga sistemi shëndetësor

Greqia ka vendosur që të pezullojë nga puna mjekët që nuk janë vaksinuar kundër koronavirusit.

Pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë, janë pezulluar 5,895 mjekë dhe infermierë të sistemit shëndetësor në Greqi.

Çështja për vaksnimin e detyrueshëm është në Gjykatën Adminitrative të Athinës ku seanca e radhës do të vijojë më 8 tetor.

Vendimi i hyrë në fuqi vlen vetëm për mjekët të cilët nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës.

Kjo ka shkaktuar reagime nga ana e punonjësve e cila më pas u shndërrua në formën e protestave në Selanik dhe në Athinë.

 


Shtuar 1.09.2021 21:34