Refuzimi i radhës, jo hapje të plotë për tifozët! Ja vendimi e Komitetit të Ekspertëve (FOTO LAJM)

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka menduar të mos ketë hapje të plotë të dyerve të stadiumeve për tifozët.

Ky vendim vjen në një moment kur sportdashësit prisnin që në Shtator të kishte një hapje 100% të stadiumeve për tifozerinë, kjo pasi ky sezon do të ketë edhe ndeshje të rëndësishme për eleminatoret e botërorit, Katar 2022.

Por marrë shkas nga situata e rënduar e Covid 19, rastet e të cilit sap o vijnë e po shtohen, Komiteti Teknin i Ekspertëve, ka vendosur të mos e pranojë kërkesën e FSHF duke lënë në fuqi vendimin për mbajtjen e ndeshjeve me 30 % tifozeri./albeu.com


Shtuar 25.08.2021 12:56