E ka me emigrantët! Rama zbulon prioritetin më të madh të qeverisë në mandatin e tretë

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundit për mandatin e dytë ka zbuluar prioritetet e qeverisë së re në mandatin e tretë.

Sipas kryeministrit Rama, prioriteti do të jetë kthimi i trendit negativ të largimeve nga Shqipëria dhe pse shumë herë e ka quajtur një lëvizje normale të njerëzve.

“Kthimi i trendit negativ të largimeve në raport me kthimet në atdhe duhet të jetë prioritet i prioritetve për Shqipërinë e 2030…”- tha Rama.

Por nga ana tjetër, kryeministri Rama deklaroi se jemi vendi që ka normën me të lartë të uljes së papunësisë në rajon.

“Është e qartë si kudo në botë se zhvillimi dhe arritjet në këtë rrugë as nuk janë ulur as do i ulin kërkesat e ankesat e njerëzve të cilët gjithmonë kudoqofshin në Shqipëri apo në një vend të superzhvilluar do kërkojnë më shumë sa kanë, sa më shumë të shohin se mundësitë për më shumë janë reale.

Ne e kemi treguar këtë e prandaj duhet të vazhdojmë ta provojmë këtë pavarësisht se ankesat dhe kërkesat nuk do të mbarojnë por do të rriten. Ndërkohë që kthimi i trendit negativ të largimeve në raport me kthimet në atdhe duhet të jetë prioritet i prioritetve për Shqipërinë e 2030“, tha Rama. /albeu.com/

 

 


Shtuar 25.08.2021 12:56