Reali fiton me përmbysje ndaj Elches, Benzema “hero” në shtesë (VIDEO)

Real Madridi ka arritur të mposhtë me përmbysje Elchen në “Alfredo di Stefano”.

Gjithcka ndodhi në pjesën e dytë, me Elchen e cila zhbllokoi rezultatin, dhe Reali që më pas reagon ashtu si duhet.

Golin e parë e shënuan mysafirët me anë të Calvos në minutën e 61’të.

Rezultatin e barazoi, Karim Benzema në minutën e 73’të.

Kur të gjithë menduan se ndeshja do të mbyllet me barazim, në skenë doli Benzema – i cili me golin e tij të dytë ia siguron tri pikë të mëdha klubit madrilen. /albeu.com/


Shtuar 13.03.2021 18:08