Pas 3 muajsh, Anglia ka vaksinuar mbi 20 milion qytetarë

Më shumë se 21 milionë doza vaksinimi janë dhënë deri tani në Angli, sipas shifrave të fundit zyrtare, njofton BBC.

Të dhënat e përkohshme treguan se një total prej 21.187.615 vaksinash anti-COVID u dhanë midis 8 dhjetorit dhe 12 marsit për qytetarët anglezë.

Nga këto, 20.111.189 ishin doza e parë e një vaksine, ndërsa 1.076.426 ishin dozë e dytë.

Anglia përdor dy lloje të vaksinave, Pfizer dhe atë të AstraZenecas.

Vetëm Izraeli ka arritur të jap më shumë vaksina për kokë/banori sesa Anglia në të gjithë botën.


Shtuar 13.03.2021 18:35