Real Madrid po analizon mundësinë që të mbyllë para kohe kontratën me Ferland Mendy, sipas asaj që raporton Diario AS, duke ndjekur të njëjtën qasje që klubi kishte aplikuar më parë edhe në rastin e Eden Hazard.
E ardhmja e mbrojtësit të majtë francez është vendosur seriozisht në dyshim pas afrimit të Marc Cucurella për 60 milionë euro, transferim që ka ndryshuar ekuilibrat në repartin mbrojtës të madrilenëve dhe ka ndikuar drejtpërdrejt te situata e lojtarëve që mbulojnë atë krah.
Të lidhura
None found
Ndonëse Mendy vazhdon të çmohet për qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë që sjell në aspektin defensiv, problemet fizike të vazhdueshme kanë rënduar dukshëm rrjedhën e karrierës së tij.
Gjatë viteve të fundit, francezi ka kaluar 24 lëndime serioze, një shifër që, sipas raportimeve, i ka shtyrë drejtuesit e klubit të rishikojnë planet që kanë për të ardhmen e tij.
Vështirësitë janë shtuar edhe më shumë pas operacionit që ai kreu në muajin maj.
Rikuperimi i tij parashikohet të zgjasë deri në nëntor, çka e bën thuajse të pamundur një largim gjatë merkatos verore.
Pikërisht për këtë arsye, Real Madridi po e shqyrton me seriozitet zgjidhjen e kontratës me marrëveshje të përbashkët, një veprim që do t’i kursente klubit rreth nëntë milionë euro pagë bruto në vit.
Në të njëjtën kohë, një skenar i tillë do t’i hapte Mendyt mundësinë që, pasi të jetë rikuperuar plotësisht nga lëndimi, të kërkojë një etapë të re në karrierën e tij.
