Sot në Dibër të Maqedonisë së Veriut po mbahet raundi dytë i zgjedhjeve për kryetar komune.

Në 27 qendra votimi me të drejtë vote janë gjithsej 19211 votues.

Nga të dhënat e arritura nga 99,92 % e vendvotimeve, deri në ora 15 pjesëmarrja e votuesve është  28,97 %.

Deri në ora 15 janë deponuar gjithsej 8 kundër shtesa për mbrojtjen e të drejtës personale të votës.

Të gjithë kundër shtesat janë të pranuara.