Raporti i IAEA për termocentralin në Zaporizhzhia: Nevojë urgjente për veprim, aksidenti bërthamor mbetet kërcënim

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka publikuar raportin e saj për termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, pasi zyrtarët hynë në objekt javën e kaluar.

Në vlerësimin e tij shqetësues, raporti thotë se ka një “nevojë urgjente” për masa të përkohshme për të parandaluar një aksident bërthamor në central.

Kreu i IAEA bëri thirrje për krijimin e një zone të sigurisë bërthamore dhe mbrojtjes së sigurisë përreth objektit, duke shprehur frikën për dëmtimin fizik të uzinës të shkaktuar nga granatimet.

Ekipi tha se kishte parë dëmtime të dorës së parë në sipërfaqen e rrugës, muret dhe dritaret e ndërtesave të ndryshme, si dhe mbikalimin që lidh njësitë e reaktorit.

Granatimet mund të kenë shkaktuar “ndikime të rëndësishme në siguri, humbje jetësh dhe lëndime të personelit”, thuhet në raport.

Gjithashtu u paralajmërua se situata paraqet një “kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë bërthamore, sepse funksionet kritike të sigurisë mund të ndikohen”. Megjithatë, nivelet e rrezatimit në zonë aktualisht mbeten normale./albeu.com