Rama uron Vjosa Osmanin: Qoftë një punë e mbarë për popullin!

Kryeministri Edi Rama ka uruar presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmanin. Rama shkruan në Twitter se zgjedhja e presidentes së re të Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës.

Më tej,  Rama uron që në vijim të jetë një punë e mbarë dhe suksesshme për popullin e Kosovës.

Urimi i Ramës

Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!


Shtuar 5.04.2021 09:08