Plas sherri në Tiranë: Arrestohen 3 persona, në kërkim një tjetër

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë  3 persona teksa ka proceduar në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.

U arrestuan E. M., 19 vjeç dhe J. Gj., 19 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin M. A., 19 vjeç, dhe punohet për kapjen e shtetasit K. Sh., 24 vjeç, pasi  në bulevardin “Migjeni” në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. K.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. L., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Më datë 04.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve (atë e bir), G. B., 49 vjeç dhe S. B., 22 vjeç, sepse  në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, për motive të dobëta në bashkëpunim me njeri – tjetrin, kanë goditur me mjet prerës  shtetasin E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 04.04.2021, në Sauk të vjetër, në rrugën “Sulo Klosi”, është djegur mjeti tip “Ford”,  në pronësi të shtetasit Sh.D., 69 vjeç.  Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Policia bën me dije se materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shtuar 5.04.2021 09:04