Rama sulmon ashpër protestuesit: Fali o Zot se s’dinë çfarë bëjnë, mysafirë të paftuar, si nazistët që kthyen Gjermaninë në thertore

Teksa protestat kundër projektit të Zvërnecit vijojnë, kryeministri i vendit Edi Rama, ka zgjedhur të reagojë sërish në rrjetet sociale.

Këtë herë, ai ka publikuar pamje nga tubimi përpara selisë qendrore të PS-së, duke vënë në dukje fjalorin mjaft banal dhe sharjet që turma e grumbulluar ka drejtuar ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij politikë.

Të lidhura

None found

“Fali o Zot se s’dinë çfarë bëjnë”, shkruan Rama teksa vijon duke i quajtur “miq të ftuar që si nazistët kthyen Gjermaninë në thertore”.

“MYSAFIRËT E PAFTUAR TË NATËS NË SELINË E PARTISË SOCIALISTE
“Shqipëria e shqiptarëve” dhe këto çeta kinse shqiponjash që ulërasin kësisoj rrugëve, të kujtojnë “Gjermaninë e gjermanëve” me ata ulëritësat e verbër si këta mysafirët e natës tek selia e PS, që e kthyen Gjermaninë në thertoren e hebrenjve dhe e katandisën në delen e zezë të planetit.

Po meqë Gjermania naziste është larg dhe zëre se i kam përpara syve urrejtjenxitësit e këtyre të rinjve pa busull duke u thënë, “ju s’jeni nazistë ju jeni patriotë, prandaj jepini fort gojës së shthurrur se do ta djegim Shqipërinë e tradhëtarëve”, po shtoj që kjo “Shqipëria e shqiptarëve” është tëpkë si “Greqia e grekëve”, ajo e atyre çakejve të Agimit të Artë që donin t’i digjnin të gjallë “tradhëtarët” e Greqisë bashkë me shqiptarët, të cilët sipas tyre po merrnin punët e paratë e popullit grek
Çuditërisht edhe ata ishin kundër investimeve e resorteve cilësore, me të vetmin ndryshim se këta “shqiptarët tanë të vërtetë” nuk kishin gisht në kuturisjen e atyre, kurse ata kanë gishtin e tyre në kuturisjen e këtyre
Fali Zot se s’dinë se ç’bëjnë thuhet në këto raste”, shkruan Rama.

 


Shtuar 3.06.2026 12:47

mobilbahiscasibomcasibomjojobetcasibomjojobetMadridbetMadridbetmarsbahismarsbahismarsbahis girişmobilbahisgrandpashabetjojobetjojobetmatbetJojobetkavbetGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşiGrandpashabet ekşiceltabetdeneme bonusuJojobet GirişjojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Girişnanohmtestjojobet