Rama shpërtheu pas takimit me komisionerët, Basha: Pse ky nervozizëm?!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar me anë të një postimi në Twitter pas mesazhit të kryeministrit Rama drejtuar komisionerëve të BE-së.

Basha shprehet se Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa dhe është i vendosur  të bëjë gjithçka për të ecur përpara me integrimin europian.

Reagimi: 

I habitshëm nervozizmi i Rames. Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën tonë që në dhjetorin ‘90: ajo është rruga që të çon në Europë.

Sot të gjithë e kuptojnë se pa u afruar me BE, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara.

Për 8 vjet, jo vetëm që Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa. Unë jam i vendosur të bëj gjithçka për të ecur përpara me integrimin europian, për të sjellë ndryshimin e vërtetë, arsim cilësor dhe punësim dinjitoz për shqiptarët këtu në Shqipëri.

Mirënjohje BE, KE për ndihmë e pakursyer që i kanë dhënë dhe do ti japin vendit tonë.


Shtuar 23.03.2021 14:39