Rama president?! Kujtim Gjuzi zbulon arsyen pse po e shkarkon Metën

Deputeti Kujtim Gjuzi është shfaqur i revoltuar në seancën e sotme të mbajtur në Kuvend. Sipas tij, koalicioni ku garonte nuk i njeh këto zgjedhje, teksa thotë se deputetët e opozitës aktuale parlamentare janë më të mirët.

Më tej Gjuzi zbulon se sipas tij, Rama kërkon të shkarkojë Presidentin Meta pasi do të bëhet vetë President i Republikës.

“Yuri Kim jep mbështetje pa dalë rezultati për PS. Parti kriminale. Një komisioner që nuk lejon emigrantët të votojnë. Prandaj ne jemi këtu, ishim këtu, jemi më të mirët e më të mirëve nga ata që kanë qenë në parlament. I themi Ramës se ne nuk i njohim zgjedhjet. I bëj ftesë 3 kolegëve të mi deputetë që ishim në koalicion. 7 shoqatave mos njohin këtu zgjedhje. Rama do të bëhet President prandaj kërkon të shkarkojë Metën. Nëse Presidenti ka bër shkelje i ka bërë në 2017. Tani ka shkelur tëdrejtën sepse ka ofenduar apo ka thënë diçka për ambasadën amerikane. Nëse Presidenti është i sëmurë, e ftoj të shkojmë në spitalin psiqiatrik dhe të shohim është në rregull Presidenti apo Kujtim Gjuzi”, tha Gjuzi.

Edhe deputeti Selami Jenishehri ishte në një linjë me Gjuzin.

“Janë bërë shkelje të turpshme. Bankat i shpërndajnë lekët, në kundërshtim me shtetin, në Durrës janë bërë kushedi sesa. Koaliconi jonë do të jetë në krah të popullit, do ti drejtohemi organeve të drjetësisë që këto zgjedhje janë të paligjshme, antikushtetuese. Ju nuk meritoni me qene as qytetarë të Republikës së Shqipërisë, nuk e meritoni as të jeni këtu.”, tha deputeti.

Shtuar 4.05.2021 12:05