Rama nuk u ndahet ministreve, merr në telefon Kushin: O zysha! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka sjellë një risi të re në këtë fushatë elektorale.

Gjatë udhëtimit të tij drejt qyteteve për fushatë, kryeministri Rama merr në telefon ministret dhe zhvillon biseda me to gjatë kohë që është live në Facebook.

Gjatë bisedës, Rama dhe zonja Kushi u ndalën në shumë çështje të fushatës, ndërsa kandidatja socialiste tha se ngjarja e ndodhur në Rinas ishte një këmbanë alarmi për qytetarët e pavendosur.

Pjesë nga biseda:

Rama: O zysha po ku je se ngela duke t’i ra telefonit? Ku je?

Kushi: Jam në terren, në fushatë, intensivisht.

Rama: Si shkojnë punët?

Kushi: Në Elbasan shumë mirë, jemi cdo ditë në takime me gra, vajza, të rinj, pensionistë. Situata duket mirë, Elbasani mezi po pret ditën e votimit. Kam besim që rezultati do jetë shumë kuptimplotë këtë herë. Ndihet optimizmi, fryma dhe mbështetja.

Rama: Edhe unë këtë ndjesi kam. Sondazhet janë fantastike në Elbasan, problemi është që nuk duhet me u marr me sondazhet, por me njerëzit.

Kushi: Ne jemi çdo ditë me njerëzit. Ndonjëherë e kemi të vështirë se shumë njerëz duan të na bashkohen në takime. Dhe kur u trokasim në dyer, gjithmonë të gatshëm. Edhe tek të djathtët, na hapin derën, na përgjigjen.

Rama: Çfarë thonë?

Kushi: Një pjesë janë larguar dhe prej atyre. Pjesa tjetër diskutojnë, kërkojnë. Njerëzit e shprehin që duan që puna të vazhdojë, jo të kthehet mbrapa dhe sidomos kjo ngjarja e fundit e aeroportit ishte kambanë alarmi dhe për të lëkundurit. Ka shkaktuar shumë pakënaqësi ajo ngjarje.

Rama: Ajo ishte çmenduri e vërtetë por njerëzit duhet ta kenë parasysh që janë po ata, nuk është puna se ndryshon koha.

Kushi: Qytetarët presin projekte të reja, sidomos projektin e lagjes Kala.

Rama: Do ta bëjmë patjetër se kemi dhe ministren e arsimit nga Kalaja, nuk kemi ku luajmë. Më ke nxirë jetën me atë Kala. Nuk kemi pasur mundësi t’i bëjmë të gjitha për një herë.

Kushi: Më thonë që mirë do ishte të zgjatej ora policore deri në 9 ose në 10 sidomos për muajin e Ramazanit. Komiteti i Ekspertëve është mirë ta shohin pak.

Rama: Atyre nuk u flitet kollaj. Një kërkesë me arsyetim nëse bëhet kjo e kemi bërë.

 

Shtuar 9.04.2021 06:04