Kushtonte 50 mijë euro, policia maqedonase gjen kalin që u vodh ditë më parë

Zyrtarët policor nga Gazi Baba e kanë gjetur kalin e vjedhur arab vlera e të cilit është dikur rreth 50 mijë euro.

Kali u vodh të mërkurën në mbrëmje gjatë orës policore.

Kali i trajnuar profesionalisht është vjedhur në qendrën për trajnimin e kafshëve policor në hipodrom.

Më para disa media publikuan se kafsha e vjedhur është e MPB-së, por nga policia e demantuan këtë informacion.

Kali i cili është ruajtur në Hipodrom është vjedhur nga një autor i panjohur.


Shtuar 9.04.2021 18:21