Rama nuk heq dorë nga “talljet” për Bashën, ky është montazhi i radhës

Në nisje të fushatës zgjedhore, Rama e quajti kundërshtarin e tij politik, Lulzim Bashën një kukull.

Rama tha se kur del në ekrane, Basha është një kukull e tundur sipas tij nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha, ndërsa kur largohet është një kukull që fle.

Sulmin e ilustroi edhe me një fotomontazh, ku të 4 politikanët shiheshin pas hekurave, si një mesazh që sipas Ramës, Basha-Meta-Kryemadhi-Berisha kanë frikë nga Reforma në Drejtësi.

“Luli nuk është Luli. Luli është Iliri, Luli është Monika. Luli është një kukull. Kur tunden kukullat hapin sytë dhe nxjerrin atë këngën në formë ninulle. Luli është një kukull e tundur, kur zhduket nga ekrani është një kukull që fle. Janë një arsye shumë e fortë për mandatin e tretë të Partisë Socialiste. Por nga ana tjetër mandati i tretë i PS është mandat për punë”-tha Rama.

 


Shtuar 25.03.2021 19:53