Barcelona kundër Brazilit në vitin 1999? Çfarë ndodhi gjatë asaj ndeshje (FOTO+VIDEO)

Nëse flasim për ndeshjet me të çuditshme, me siguri që mes tyre ndodhet edhe ndeshja Barcelona kundër Brazilit.

Në vitin 1999, Kombëtarja e Brazilit udhëtoi në “Camp Nou” për këtë ndeshje interesante, transmeton lajmi.net.

Barcelona ishte duke u menaxhuar nga Louis van Gaal atë kohë. Holandezi nisi me formacion të fortë me lojtarët si Luis Figo, Luis Enrique, Pep Guardiola dhe Patrick Kluivert.

Brazil gjithashtu kishte top skuadër me yjet si Roberto Carlos, Rivalo, Romario dhe Ronaldo.

Kështu dukej formacioni bazë i Barcelonës:

 

 

Pra, çfarë ndodhi gjatë ndeshjes?

Ronaldo që atë kohë ishte lojtar i Interit zhbllokoi shifrat me një gol mjaftë të bukur.

Pastaj, Luis Enrique nga afërisa me një vollej barazoi rezultatin.

Rivalo, që ishte pjesë e Barcelonës atë kohë, i dha avantazhin Brazilit me një goditje të bukur nga distanca.

Sidoqoftë, ndeshja përfundoi me rezultat 2 – 2.

Ju, mund t’i shikoni golat këtu:

Videoja përfundon me dyshen Ronaldo dhe Figo, dy lojtarët më të mirë të kohës së tyre duke shkëmbyer fanellat.

Imagjinoni sikur të zhvilloheshin edhe ndeshje të tjera mes ekipeve dhe Kombëtareve, si Real Madrid kundër Francës, Barcelona kundër Argjentinës, Bayern Munich kundër Gjermanisë ose Manchester United kundër Anglisë.


Shtuar 25.03.2021 19:58