Publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Andorras FOTO LAJM)

Pas 4 muajve Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zbresë sërish në fushën e lojës. Kuqezinjtë luajnë sot në mbrëmje në orën 20:45 takimin e parë të kualifikueseve të Botërorit Katar 2022 kundër Andorrës. Objektivi i vetëm për ekipin tonë kombëtar është fitorja dhe Edi Reja ka zgjedhur titullarët e tij për të dalë me 3 pikë nga kjo transfertë.

Strakosha provon stolin edhe në Kombëtare, teksa vendin mes shtyllave e ka marrë Etrit Berisha. Ndërkohë mungesa e Abrashit rikthen përsëri Memushajn në mesfushë, ku me eksperiencën dhe teknikën e tij pritet ti sjellë më tepër ide skuadrës.

Shtuar 25.03.2021 07:03