Rama nuk bëhet i gjallë, Basha del sërish i buzëqeshur në konferencë: Dilni e votoni! (VIDEO)

Ndryshe nga Rama i cili nuk është shfaqur ditën e sotme në media apo në deklarata “live” në lidhje me procesin e zgjedhjeve, Basha për të disatën herë ka dalë në konferencë për mediat.

I buzëqeshur, Basha është shprehur se është një ditë e mrekullueshme për Shqipërinë duke bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të dalin masivisht në zgjedhje ndërkohë që kanë mbetur më pak se një orë nga mbyllja e procesit.

“Eshtë një ditë  e mrekullueshme për Shqipërinë. Është dita për të krijuar Shqipërinë, dilni dhe votoni masivisht…”- tha ndër të tjera Basha.  /albeu.com/

 

 


Shtuar 25.04.2021 18:15