Rama nis të qahet për vaksinat: Nuk erdhën se u mbyll Rinasi

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e  sotme në Gjirokastër  nga ku ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv. Ndër të tjera ai është shprehur se është humbur ngarkesa e djeshme e vaksinave anti-covid për shkak të problemeve në Rinas.

“Ajo që është e pa tolerueshme dhe e pajustifikueshme është që ne kemi humbur ngarkesën e djeshme të vaksinave. Kjo është realisht e dhimbshme në një kohë lufte ku vlen çdo sekondë.” tha kryeministri.

Ai më tej ka hedhur akuza ndaj kundërshtarëve politik duke thënë se kjo është një përpjekje e tyre për të ndalur qeverinë, por sipas Ramës ata kanë hasur në kryeministrin e gabuar për të sulmuar.

“Por sido qoftë një gjë është e sigurt që nuk ka shanse që forca destruktive dhe të verbër të së shkuarës që duan të rimarrin peng të ardhmen të na ndalin. I kanë bërë llogaritë gabim dhe kanë marrë përsipër të sfidojnë qeverinë dhe kryeministrin më të gabuar.” ka thënë Rama.

Kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme, Rama ka hedhur akuza ndaj opozitës dhe ndaj Presidentit Meta si organizatorë të pezullimit të punës nga ana e kontrollorëve të AlbControl në Rinas ku për pasojë prej dy ditësh nuk kryhet asnjë fluturim. /albeu.com/

 

 


Shtuar 8.04.2021 10:52