Rama ndan foton me Lindën: Duke pritur fillimin e Pritjes

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka ndarë në Facebook një foto me bashkëshorten e tij Linda Rama.

Ata shihen duke parë nga dritarja e restorantit të Gjergj Lucës ku mblodhi mbrëmë ambasadorët.  Në përshkrim Rama shkruan: “Duke pritur fillimin e Pritjes”.

Ky postim i Ramës vjen në një moment, kur lideri i opozitës Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha ndodhen në studio të ndryshme televizive duke treguar se kush po e fiton “luftën” për drejtimin e PD-së./albeu.com


Shtuar 16.12.2021 21:35