Rama: Mungesa e etikës së efektivëve me qytetarët, e patolerueshme

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtorët e rinj të policisë të emëruar së fundi.

Gjatë fjalës së tij, Rama uroi drejtuesit e rij dhe u shpreh se një nga problemet e mëdha sot është komunikimi që kanë efektivët me qytetarët. Rama tha se është e pajustifikueshme që rastet e referuara të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët sidomos nga ana e forcave shqiponja dhe nga patrulla e përgjithshme

“Pakënaqësia shkon bashkë me pritshmërinë. Dua ta nis këtë renditje të problematikave nga raporti i policisë së shtetit me qytetarët, që është “a” dhe “zh” e jetës së përditshëm. Është e pajustifikueshme që rastet e referuara të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët sidomos nga ana e forcave shqiponja dhe nga patrulla e përgjithshme që shpesh e kapërcejnë edhe vetë rolin e tyre të shënohen si raste të rritura. Rritja e rasteve mungesës së etikës me qytetarët është shumë domethënëse për ta kuptuar situatën e përgjithshme psikologjike dhe nivelin e përgjithshëm të mobilizimit të forcave të policisë që janë në kontaktin e vazhdueshëm me hallet dhe nevojat e qytetarëve,” u shpreh Rama./albeu.com


Shtuar 8.07.2021 10:16