Provuan lojëra fati me rastin e gjysmëfinales së Euro 2020, arrestohen 19 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 19 shtetas dhe proceduar penalisht 3 të tjerë për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” , “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të lejuara dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjysmëfinalja”, Strukturat e DVP Tiranë dhe Komisariateve në varësi të saj, kanë ushtruar kontrolle në ambiente e lokale të ndryshme si rezultat i të cilëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. Sh., 37 vjeç, A. Z., 30 vjeç, S. M., 40 vjeç, A. D., 24 vjeç, D. L., 20 vjeç, B. L., 31 vjeç, S. M., 34 vjeç, E. Ç., 22 vjeç, M. S., 33 vjeç, I. L., 22 vjeç, M. Xh., 53 vjeç, G. G., 39 vjeç, A. F., 47 vjeç, G. D., 30 vjeç, A. Q., 39 vjeç, H. M., 46 vjeç, B. H., 21 vjeç, L. B., 45 vjeç, dhe F. H., 52 vjeç.

Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas B. K., 54 vjeç, O. C., 47 vjeç dhe L. D., 38 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar sende të ndryshme që shërbenin për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Shtuar 8.07.2021 10:08