Rama, Meta dhe Berisha/ Kush janë patronazhistët e “kokave” të politikës shqiptare?

Tashmë prej ditësh fjala më e përdorur në rrjete sociale, televizion dhe në përditshmëri mes njerëzve është kthyer  fjala “patronazhist”.

Fushata në Shqipëri u “godit” nga një shkelje e rëndë e Rilindjes e cila  mori të dhënat e 900 mijë votuesve në Tiranë, duke i vënë pas patronazhues të cilët  sillnim në sistem informacion lidhur me preferencën politike të individëve.

Por cilët janë personat që u vendosen në kujdes për të vëzhguar kokat e politikës shqiptare?

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka patronazhist një person me inicialet E.H dhe ka të shënuar si preferencë PS.

Presidenti i vendit Ilir Meta, patronazhohet nga një vajzë me inicialet S.F ndërsa preferencë ka LSI, ndërsa në 2013 del si votues i PS.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha është vënë në kujdesin e A.K ndërsa preferencë e tij dhe vota në 2013 është për PD.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka si patronazhist A.B dhe ka preferencë PD. /albeu.com/

Shtuar 15.04.2021 03:04