Rama liron nga detyra një zv/ministre, për kë bëhet fjalë

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur lirimi nga detyra i zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë, Dajna Sorensa.

Në vend të saj është emëruar Olta Manjani.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave  vendosi  Znj. Olta Manjani emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftim./albeu.com


Shtuar 24.12.2021 14:23

Tags: