Rama jep lajmin e mirë: Nuk ka më përjashtime, do të vaksinoheni të gjithë!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në vijim do të nisë vaksinimi masiv i popullatës dhe se nuk do të ketë më ndarje sipas kategorive.

Gjatë konferencës për mediat, Rama ka deklaruar se të moshuarit, por edhe të sëmurët kronik do të jenë në vijim ata që do të vaksinohen, por pas sigurimit të vaksinave kineze, kreu i qeverisë tha se ky proces do shtrihet sa më shumë të jetë e mundur.

“Të moshuarit dhe të sëmurët kronik sigurisht që do vaksinohen. Do vaksinohen të gjithë, s’ka më kategori”, tha kryeministri.

Duke folur për procesin e vaksinimit, kreu i qeverisë u shpreh se deri tani kanë marrë dozën e vaksinës 56 mijë qytetarë, mes tyre mjeke, infermiere dhe të moshuarit.

“Deri më sot me procesin e vaksinimit kemi arritur në 56 mijë mjekë, infermierë dhe të moshuarish. Tani s’kemi më probleme kategorish, por do shtrihemi dhe do vaksinojmë sa më shumë”, tha ai.


Shtuar 25.03.2021 16:49