Rama i përgjigjet opozitës: Familjet qëndrojnë në çadra me dëshirën e tyre

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij përmbyllëse në Kuvend, orët e para të mëngjesit të sotëm.

Pas mbylljes së seancës maratonë dhe votimit të qeverisë, Rama iu përgjigj opozitës, e cila braktisi sallën për akuzat e tyre ndaj të prekurve nga tërmeti.

Kreu i qeverisë tha se janë 400 familje që kanë zgjedhur me dëshirën e tyre të qëndrojnë në çadër, por ndërkohë marrin edhe bonusin e qirasë.

“Nuk do e kisha marrë fjalën nëse s’do kisha dëgjuar se njerëzit janë në çadra se na duheshin për të marrë votën. Sot në çadra janë 400 familje, të cilat kanë zgjedhur qysh në ditën e parë të qëndrojnë në çadër për shkak të largësisë nga qyteti dhe për shkak të afërsisë me tokën dhe gjënë e gjallë, aktivitetin e tyre bujqësor. Për 400 familjet që janë në çadra njësoj si për 12 mijë familje që presin apo kanë pritur të hyjnë në shtëpi u është dhënë që në ditën e parë bonusi i i qirasë. Është zgjedhja e tyre që të qëndrojnë në çadër. Unë doja ta bëjë në formë pyetje për kryetarin e grupit parlamentar të PD dhe që foli për një grusht njerëzish dhe lënien e të tjerëve pas dore. A është e vërtetë që në 8 vitet e regjimit të ri të taksave janë 1.2 miliard dollarë që nga buxheti i shtetit kanë kaluar tek familjet si rezultat i ndryshimit të taksave, nga e sheshtë në progresive,” deklaroi Rama./albeu.com


Shtuar 17.09.2021 09:06