As nuk ju kishte shkuar mendja, zbulohet një tjetër konkurrente e “Big Brother VIP” (FOTO LAJM)

Në momentin e parë që u përfol se ky “Big Brother” do të kthehej në ekran nisën aludimet e shumta se kush mund të jenë personazhet e përzgjedhur për të marrë pjesë, por asnjë emër akoma nuk është konfirmuar nga stafi i programit.

Më herët, faqja zyrtare e “Big Brother VIP” publikoi disa video ku shfaqej konkurrentja e parë që do të jetë pjesë e këtij “reality show”, por pa ia zbuluar portretin.

“Këmbët e gjata, faqebardhë. Apo si është ajo shprehja? BBV, së shpejti”.

Në rrjet deri tani janë zbuluar dy emra, si Sheila Haxhiraj dhe Semi Jaupaj.

Por situata bëhet më interesante kur “Icon Style” zbuloi se konkurrentja e radhës e këtij “reality show” do të jetë artisja e njohur shqiptare, Albërije Hadërgjonaj.


Shtuar 17.09.2021 09:15