Rama sfidon sërish BE-në nga Dibra: Na lanë pa vaksina, por ne ia dolëm

Kryeministri Edi Rama sërish ka kritikuar Bashkimin Europian ditën e sotme teksa ishte në një takim elektoral në Dibër.

Kryeministri theksoi se edhe pse BE e la pa vaksina, prapë se prapë Shqipëria sot falë këmbënguljes dhe vullnetit ia doli që të jetë me ritme të larta vaksinimesh.

“Nuk po flas, këtu për një histori që i përket të shkuarës, fals për një histori e një shumice të madhe që i pashë, të atyre që nuk ishin fëmijë, në kohën kur Rrapush Xhaferri bridhte në Shqipëri me autokolona, ndalonte nëpër rrugë dhe e prisnin me këngë e valle. Ai thoshte erdha t’ua bëj jetën fushë me lule. Unë erdha që t’ju them që ju më jepni 1, unë ju jap 2 dhe jeta është qejf. Për fat të keq, Xhaferri, Vehbiu, Sudja, për shkak të udhëheqjes qorre, u morën shqiptarëve gjithçka. Ata i bënë shqiptarët që të futen në borxhe, për të dhënë më shumë për të marrë dyfishin, në fund dy gishtat në sy.

I gënjyen shqiptarët. Nuk ka asnjë mrekulli që të ngjit drejt majës, për shkak të punës, durimit dhe bindjes q për të shkuar drejt majës duhet kohë, karakter, duhet që të mos dorëzohesh. Ne kemi bërë shumë rrugë deri këtu. Ne nuk patëm vetëm pandeminë, na ra edhe tërmeti katastrofik. Ju them kaq, ne ia dalim dhe kundër tërmetit, armikut të padukshëm. Ne ia arritëm t’ia dalim, edhe duke qenë jashtë BE, edhe duke qenë në mes të Evropës në një lagje shtetesh që na lanë pa vaksina. Të jemi sot në pjesën më të madh të klasifikimit të vendeve të Evropës sa i përket vaksinimit masiv, patjetër që do ia dalim ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tonë. Ju keni udhëtuar shumë, jeni nga shqiptarët që keni udhëtuar më shumë në Shqipëri dreqi e mori. Do të kisha ardhë në Dibër qindra herë për bukuritë që ka, po të mos ishte ai stres.

Duke pasur parasysh një gjë, në të kaluarën sa shihnit rrugës tezga të mbuluar me plasma dhe shisni qepë, patate. Të gjitha rrugët e Shqipërisë janë si të një markatë bujqësie. Ku janë ata? Sot në Shqipëri ka afro 140 pika të reja grumbullimi të ndërtuara në këto vite nga njerëzit në fshat. Pikat e grumbullimit del më pas në eksport apo tregun e brendshëm”, u shpreh kryeministri.

Shtuar 14.04.2021 05:04

Tags: , ,