Benitez i vjen në ndihmë Klopp, ja si ta mposhtni Realin

Liverpool luan sot ndeshjen e kthimit ndaj Real Madrid me misionin për të përmbysur humbjen 3-1 që mori në Spanjë.

Para ndeshjes së sotme, ish trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, i vjen në ndihmë Klopp duke i dhënë këshilla si të mundë Realin.

“Është me të vërtetë e rëndësishme që Liverpool të fillojë me intensitet të lartë, por në të njëjtën kohë të mos nxitojë dhe të bëjë gabime prapa, gjithashtu duhet të mos bëhet panik nëse nuk shënojnë herët”, tha fillimisht Benitez.

“Përqendrohuni, mbajeni ekuilibrin e lojës, mbajeni portën e pa prekur me çdo kusht, edhe nëse një gol i parë vjen shumë vonë, ata do të kenë kohë për të shënuar përsëri me cilësinë e lojtarëve që kanë”, vazhdoi ai.

Trajneri spanjoll foli edhe për reprezentuesin e Spanjës, Thiago Alcantara.

“Ai është një lojtar që mund të rregullojë ritmin e lojës për Liverpoolin”, tha Benitez.

“Ai mund të gjejë pasimin e duhur dhe ka cilësinë të parashikojë lëvizjen e sulmuesve dhe të bëjë diçka pak më ndryshe“, deklaroi ish trajneri i Liverpool.

 

Shtuar 14.04.2021 05:04