UEFA ndyshon rregullin e golit në transfertë

UEFA pritet që të bëjë një ndryshim nga sezoni i ardhshëm për rregullin e golit në transfertë, ku skuadrat të cilat shënojnë pas kohës së rregullt, goli në transfertë nuk do të llogaritet.

Kjo do të thotë që çdo skuadër mund të përfitoj nga goli në transfert brenda 90’ minutave, dhe çdo gol që do të shënohet pas golit të rregullt nuk do të numërohet si avantazh për skuadrën mike.

Raportohet nga “The Sun” që ky propozim është përkrahur nga top klubet evropiane, të cilat do marrin pjesë në votim të kësaj ideje këtë të premte para Bordit Ekzekutiv të UEFA-s.

Sidoqoftë, ky plan për të zhdukur vlerën e golit si mysafir këtë sezon nuk do të pranohet.

UEFA thuhet se do ta vë në fuqi këtë ndryshim nga sezoni i ardhshëm, pasi që këtë sezon shumë ndeshje janë zhvilluar në stadiume neutrale, duke e zbatuar rregullën e golit në transfertë.

 


Shtuar 14.04.2021 17:17

Tags: ,