Rama: 70% e tenderave me probleme në hartimin e kritereve (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një konferencë me ministrat për paketën e re ligjiore të prokurimit publik.

Rama u shpreh se se gjatë periudhës 2020-2021 janë asistuar 936 procedura të publikuar, nga to 70% kanë rezultuar problematike në hartimin e kritereve.

Të lidhura

None found

“Dua që të bëj me shumë pak fjalë në mënyrë të përmbledhur një bilanc të cilin do tju inkurajoja ta shikoniu në mënyrë të parceluzuar sipas fushave. Të dhënat e regjistruara dhe të analizuara për të gjitha institucionet që lidhen me ministritë dhe agjencitë e pushtetit ekzekutiv, rezulton se gjatë periudhës 2020-2021 janë asistuar 936 procedura të publikuara nga këto institucione, nga të cilat 70% kanë rezultuar problematike në hartimin e kritereve. Për këtë arsye institucioneve përkatesë u janë derguar nga prokuromi publik dhe 20% e institucioneve nuk kanë reaguar. Rekomandimet e agjencisë së prokurimit publik nuk janë të shkruara në Google, nuk janë të padiskutueshme, por është e padikutueshme që mosreagimi ndaj tyre me shkrim për të vënë në diksutim me argumenta një pikë apo një tjetër është cënim flagrant i etikës shtetësore”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 13.07.2021 11:27