Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 56-vjeçari në Tiranë

Një punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se 56-vjeçari me iniciale H. D. është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pasi gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky 56-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 09.11.2024, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi H. D., 56 vjeç, punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, i cili dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike (disa metra larg vendit ku kryente shërbimin). Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 9.11.2024 20:36

Tags: ,