Në PD nis votimi për Kryesinë e re, Julia Emiri dhe Silva Hasa në garë për drejtimin e Këshillit Kombëtar

Demokratët u mblodhën sot për të përzgjedhur Kryesinë e re të Partisë Demokratike, pasi më herët u bë zgjedhja e Këshillit Kombëtar.

Deri tani në krye të Këshillit Kombëtar ishte Edi Paloka, por ai vendosi të mos kandidojë sërish për këtë detyrë. Ndërkaq, kryetari i PD-së, Sali Berisha, bëri të ditur se është vendosur që ky forum të drejtohet nga një grua.

Të lidhura

None found

Për drejtimin e Këshillit Kombëtar, anëtarët do të votojnë mes Julia Emirit dhe Silva Hasës.

Ndërkohë, Kryesia e re do të përcaktohet përmes një procesi votimi me tre lista: kandidate gra, kandidatë nga rinia dhe kandidatë burra.

Në listën e kandidatëve meshkuj spikat pjesëmarrja e 6 deputetëve, 4 ish-deputetëve, kryetarit të Bashkisë së Kavajës Fisnik Qosja, si edhe Alfred Lela dhe Dorjan Teliti.

Sipas udhëzimit të PD-së, do të zgjidhen 6 zonja nga 15 kandidate, 6 të rinj nga 25 kandidatë dhe 8 meshkuj nga 21 kandidatë.

Për anëtare të Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë, ku do të zgjidhen 6, janë propozuar:

-Adriana Tolka-Alketa Mukadelati-Armanda Zeqiri-Denisa Kele-Eda Grimçi-Edith Harxhi-Eleina Qirici-Enkelejda Sallaku-Fatmira Kola-Floriana Garo-Ilda Zhulali-Ilirjana Kuçana-Lili Sulaj-Mimoza Hajdarmataj-Mirela Tabaku.

Emrat e të rinjve, nga ku do të dalin jo më shumë se 3 kandidatë vajza 3 kandidatë djem:

-Andia Ulliri-Anxhelo Karalliu-Arlind Ahmetaj

-Arnold Kariqi-Arlind Ahmetaj-Arsen Dushku-Çajup Shehaj-Desada Xhetani-Erges Eskiu-Eva Metaj-Fatjon Bathorja-Glauk Olldashi-Xhonatan Pano-Julian Beqiri-Jurgen Spaho-Kristina Gjoka-Laviola Guma-Loreanca Hoxha-Mario Runa-Neada Stana-Nikola Kedhi-Nikolin Çali-Rezenbrik Serjani-Tedi Kopliku-Xhorxhia Niço-Xhulja Xhekaj.

Kandidatët, nga ku do të dalin jo më shumë se 8:

Alfred Lela-Arjan Ndoja-Asllan Dogjani-Atird Hoxha-Aurel Bylykbashi-Bislim Ahmetaj-Dorian Teliti-Edi Paloka-Enri Çeno-Ervin Minarolli-Fidel Kreka-Fisnik Qosja-Gazmir Spahija-Gent Strazimiri-Gjin Gjoni-Grigels Muçollari-Ilir Alimehmeti-Keltis Kruja-Lefter Gështenja-Luan Baçi-Lefton Kodhelaj


Shtuar 1.07.2026 22:41

jojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetcasibomjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobet