Nga protesta përpara Kryeministrisë, e cila ka arritur në ditën e 65-të, një prej pjesëmarrësve u kërkoi shqiptarëve të bëhen bashkë që, sipas tij, kryeministri Edi Rama të përballet me drejtësinë.
Në fjalën drejtuar protestuesve, qytetari përshëndeti të pranishmit, duke i cilësuar ata si qëndrestarët më të fortë. Ai deklaroi se vendi nuk ka njohur liri dhe demokraci prej 36 vitesh dhe u bëri apel socialistëve dhe demokratëve të dalin në shesh, të bashkohen dhe ta dorëzojnë Ramën para drejtësisë.
Të lidhura
None found
Pjesë e deklaratës së tij ishte edhe arrestimi në Francë i biznesmenit Ermal Beqiri. Qytetari e quajti atë kriminel dhe pyeti se si një person në kërkim kishte arritur të shkonte në Francë, të blinte apartamente dhe një avion privat, pa u ndaluar as nga policia franceze dhe as nga ajo shqiptare. Ai u kërkoi shqiptarëve të zgjohen, në mënyrë që personat që i cilësoi kriminelë të kapen dhe të futen në burg.
